Shpërthimi në Ankara, asnjë student shqiptar i lënduar

Shpërthimi në Ankara, asnjë student shqiptar i lënduar

58
0
Shares

Ministria shqiptare e Mbrojtjes njofton se nga shpërthimi i ndodhur sonte në Ankara nuk ka asnjë student shqiptar të lënduar.  Menjëherë pas ngjarjes, Ministria e Mbrojtjes komunikoi me atasheun ushtarak në Turqi, i cili konfirmoi se të gjithë studentët shqiptarë në shkollat ushtarake në Ankara janë shëndoshë e mirë. Aktualisht në Turqi ndjekin studimet në nivele të ndryshme 71 studente.
Ndërkohë nga shpërthim i fuqishëm këtë pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kanë mbetur 28 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarakë turq në bord.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu anuloi një vizitë të planifikuar për në Bruksel dhe deklaroi se qeveria është e angazhuar për të zbardhur deri në fund këtë incident tragjik. Ndërsa zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen një “akt terrorist”.
Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi, përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll. Ndërsa në tetor, një sulm ndaj një marshimi për paqen u mori jetën të paktën 99 personave, po në Ankara.
Së fundmi Turqia është përfshirë akoma më shumë në konfliktin sirian dhe është përballur me kërcënime nga grupe të ndryshme, përfshirë ISIS dhe Partinë e paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY