Kryministri Edi Rama është zemëruar sonte për sulmet dhe sajesat, sipas tij, për 25-vjeçaren Joleza Koka, kreun e FRESSH-it, e bërë “e famshme” për një fjalim “pa lidhje” të saj disa ditë më parë.
Zemërimin e tij Rama e ka shprehur nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Me çfarë duket ky zemërim ka ardhur pasi mediat on-line, por edhe elektronike, biles edhe ato afër qeverisë, kanë publikuar një informacion sipas të cilave, Edi Rama ka shmangur nga rikandimi i mundshëm, për pasojë nga kreu i FRESSH, kryetaren aktuale Joleza Koka.
“Stop me sulmet mbi sajesa për një 25 vjeçare!… Joleza është një vajzë e shkëlqyer që ka bërë një punë aspak të lehtë dhe me jo pak rezultate pozitive në drejtimin e FRESSH-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSH-it dhe nëse do të kandidojë apo nuk do të kandidojë më kur të vijë dita e zgjedhjeve të reja, është puna e saj dhe e askujt tjetër!”, shkruan Edi Rama me “superlativa” për Joleza Kokën.
Nisur nga “standardi” i jo më larg se i një dite më parë, Edi Rama është “mbartësi” i tipit të shprehjes popullore “fjalë të mira e gurë në trastë”.
Këtë bëri dje…, “i shprehu Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati” dhe më pas e “informoi” se e kishte shkarkuar…, si ministër.
Pse sot u zemërua… , apo pse nuk duhet të besojmë se një “fat” i tillë plot “gurë në trastë” e pret edhe Joleza Kokën, pas “fjalëve të mira”…?!
Artur Bego
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/