Image GalleryPritja e organizuar sonte nga Ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e 8-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së saj, ka bërë bashkë politikën shqiptare. Në këtë pritje ka rënë në sy “treshja” e ish-kryeministrave Sali Berisha, Ilir Meta dhe Pandeli Majko, të cilëve u është bashkuar edhe Namik Dokle.
Bashkimi ka qenë më shumë se kaq, sepse batutat e shkëmbyera midis tyre, të pasuar me të qeshura, kanë sheshuar për disa minuta ndasitë e tyre politike.
Në këtë pritje ra në sy gjithashtu edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/