DETAJE TË TJERA/ Kufoma e Dajtit, bashkëshortja e viktimës “identifikon” vrasësit

DETAJE TË TJERA/ Kufoma e Dajtit, bashkëshortja e viktimës “identifikon” vrasësit

79
0
Shares

Elsa Biba, bashkëshortja e Vasil Bibës, biznesmenit të vrarë në Dajt, është shprehur se largimi i të shoqit nga shtëpia, zhdukja e tij, por edhe vrasja, mund të kenë lidhje me borxhet që ai u kishte disa personave.
“Im shoq kishte probleme me shumë njerëz, për shkak të disa borxheve të mëdha që u detyrohej. Ka pasur raste që ata na vinin edhe në shtëpi. Kanë ardhur edhe gjatë kohës që Vasili paska qenë i vdekur”, ka deklaruar 29-vjeçarja para oficerëve të policisë.
Ajo ka deklaruar se dyshimet e saj janë tek ata persona që i shoqi u kishte borxh dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur kontakte me ta.
“Ata që më kanë ardhur në shtëpi gjatë këtyre dy muajve, nuk mund të jenë vrasësit e Vasilit, pasi nuk do të vinin ta kërkonin në rast se do të ishin ata autorët. Unë dyshoj tek ata që nuk janë dukur për 2 muaj dhe që e di se im shoq u detyrohej shuma të mëdha parash”, është shprehur Elsa Biba.
Ndërsa e pyetur nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim që mund të ketë marrë i shoqi para se të humbiste kontaktet me të, ajo ka pohuar duke thënë se i dinte disa raste, por nuk i njeh personat që e kërcënonin.
Detaje të tjera janë zbuluar nga Vasil Biba, i gjetur dy ditë më parë i vrarë me dy plumba në Priskë të Dajtit.
Sipas hetimeve, rezulton se Biba kishte mashtruar ose kishte borxhe te 19 persona të ndryshëm.
Policia dyshon se vrasja e tij lidhet pikërisht me borxhet dhe mashtrimet e tij. Biba, i cili u zhduk më 1 dhjetor 2015.
Ai kishte një vit që merrte kërcënime të vazhdueshme. Madje, disa prej personave që u kishte borxh, shkonin ta kërkonin në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY