Braçe e akuzon për drejtorë të paaftë e abuzues, Panariti “mbrohet” me...

Braçe e akuzon për drejtorë të paaftë e abuzues, Panariti “mbrohet” me karota e kastravecë

45
0
Shares

Erion Brace dhe Edmond Panariti me drejtorin e arrestuar të Emergjencave në Lushnje, Robert Shtëmbari

Një ditë më parë deputeti socialist Erion Brace akuzoi Edmond Panaritin ministrin e LSI-së te Bujqësia për emërime drejtorësh të paaftë e abuzues me detyrën. Nga ana e tij ministri Panariti i është përgjigjur sot, duke folur për “suksese” në dyfishimin e eksporteve në karota e kastravecë, edhe për rritje të ardhurash…, por jo për drejtorë të paaftë e abuzues.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, nëpërmjet një reagimi publik i shpjegon deputetit të majtë se si janë punët e bujqësisë sot në Lushnje.
“Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit më parë. Le të përpiqemi së bashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë… Nuk ka…!!”, thotë Panariti.
Ndërsa një ditë më parë, Erion Braçe i cilësonte drejtorët që vendos LSI, në Ministrinë e Bujqësisë, “sa të paditur, sa të paafte, sa abuzues, sa të ligj por shumë të qartë në qëllime banale partie, që janë të angazhuar çdo ditë të shkatërrojnë”.
Midis të tjerave deputeti denonconte mënyrën si i largon LSI punonjësit e aftë, për t’i zëvendësuar me militantë.
“Drejtorit të Bordit Rajonal të Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emëruar dhunshëm e pa asnjë meritë profesionale, i paditur tërësisht nga puna që ka marrë përsipër të drejtojë, domosdo, ka gjetur këtë zgjidhje, nga Lushnja në Finiq që ata të thonë nuk vemi-dhe nuk kanë si të shkojnë, dhe ky të ketë dy vende pune të lira. Kaq banale janë”, shkruante Braçe në një status të në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY