Basha: Rama po sfidon mesazhet që dha John Kerry

Basha: Rama po sfidon mesazhet që dha John Kerry

67
0
Shares

Lideri i opozitës Lulëzim Basha ka informuar grupin parlamentar të PD-së për bisedat që zhvilloi disa ditë më parë më sekretarin e shtetit amerikan John Kerry.

Dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira kanë qënë në fokus të bisedimeve të kreut të Bashes me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry. “Dekriminalizimi, parakusht që çdo reformë tjetër të ecë përpara, kusht i çdo kushti për legjitimin e hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të hedhë si për reformën në drejtësi, cështjen e zgjedhjeve të lira. Së dyti, reforma në drejtësi, ku PD ka një qëndrim të qartë atë të mbështetjes pa kushte të një drejtësie të reformuar të pakapur politikisht që lufton korrupsionin në nivele të larta, përfshi korrupsionin në gjirin e saj. Reformë gjithëpërfshirëse me konsesus. Çështja e tretë, zgjedhjet e lira e të ndershme. Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial dhe ju konfirmoj se nga sekretari Kerry mora konfirmimin e mbështetjes totale për të kapërcyer këtë sfidë të madhe, zgjedhje të lira e të ndershme”, tha z. Basha. Kreu i PD-së i interpreton mesazhet e sekretarit Kerry si një inkurajim dhe shtytje të madhe për opozitën, duke shprehur gatishmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet “për të çuar demokracinë në një stad të ri”.

Por Rama, tha Basha, po shpërfill mesazhet e Kerry duke promovuar “Arben Ndokën, dhe duke dalë në krahë të Elvis Roshit”. “Akoma po u ngritur nga Rinasi avioni i sekretarit Kerry, Rama autori i promovimit të individëve me rekorde kriminale, përgjegjësi i korrupsionit ndërmori disa xheste që shkojnë në drejtim të kundër madje janë sfidë ndaj mesazhit që dha Kerry. Xhesti i parë ishte që ish-deputeti i Lezhës, Arben Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Xhesti i dytë ishte dalaj demonstrative e Edi Ramës me Elvis Rroshin në Kavajë”, tha Basha..

Gjithashtu kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se emërimi i Arben Ahmetaj në krye të Ministrisë së Financave është një luftë e re që qeveria po i shpall opozitës dhe gjithë shqiptarëve. “Emërimi i Arben Ahmetaj është lufta e re që Ramai shpall opozitës , PD dhe gjithë shqiptarëve. Kështu e lexojnë njerëzit, kështu e lexojnë miqtë dhe partnerët karshillëkun e tij të hapur. Ne do ti përgjigjemi do të përballemi në Kuvend me këtë emërim korruptiv. Do të vazhdojmë betjenë ligjore kundër zhvatjes së qytetarëve”, është shprehur Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY