Një person i identifikuar si autor i dyshuar i atentatit të Mbrostat të Fierit më se një muaj më parë me një të vrarë dhe dy të plagosur, është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e dyshuar.
Burime zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit bënë të ditur se, sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, lidhur me ngjarjen e datës 08. 01. 2016, në vendin e quajtur “Mbrostar-Ura” në afërsi të fabrikës “Mulli i Artë”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Denis Kasaj dhe u plagosen shtetasit Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e Ylli Nazëraj, 45 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh
Ndalimi i tij u bë si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e E. B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg”, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje te armëve luftarake”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/