25-VJETORI GREVËS SË STUDENTËVE/ Basha: Domethënia e grevës, edhe pas 25 vitesh...

25-VJETORI GREVËS SË STUDENTËVE/ Basha: Domethënia e grevës, edhe pas 25 vitesh sërish thirrje për rininë

55
0
Shares

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25 vjetorin e grevës së studenteve e cila i parapriu rrëzimit të shtatores së diktatorit.  Pedagogë dhe studente kanë rrëfyer momentet e grevës së urisë, arsyet që i shtynë për t’u futur në grevë, terrorin  që regjimi ka ushtruar ndaj tyre, guximin dhe vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre të drejtë për liri dhe demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa.  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se studentet grevistë janë shembulli më i mirë se si me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë.
“Partia Demokratike sot në opozitë, në kushtet e një injorimi të dhimbshëm dhe do të thosha në kufijtë e kriminales që qeveria e sotme i bën përvjetorit të 25-të të grevës së urisë së studentëve dhe shembjes së diktaturës me shembjen e shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës, nuk do  ti kalojë në heshtje, duke nisur që sot e me aktivitetet që vazhdojnë me 19 dhe 29 Shkurt.
Dua ta nis me një mirënjohje të thellë për të gjithë ata studentë që u futën në grevën e urisë e që sot përcjellin tek rinia atë që për mua është vlera më e madhe e grevës së urisë;shembullin e të rinjve të cilët me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë.
Në procesin e kontaktimit të protagonistëve, një pjesë e madhe e të cilëve nuk ndodhen në Shqipëri, bashkëpunëtorët më informuan emocione prevaluese. Prekje deri në ngashërim e derdhje lotësh për evokimin që është bërë, për thirrjen në skenën e opinionit publik të këtyre heronjve gjigandë që në fakt pasi kryen detyrën e tyre karshi lirisë, demokracisë e kombit vazhduan me jetët e tyre normale. Në fakt prekja është dhe duhet të jetë e jona. Mirënjohja është dhe duhet të jetë përjetësisht e jona për veprën e tyre të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Le ta kuptojmë pra sa të mundemi e sa më mirë. Uroj që ky panel të bëjë një përpjekje për tu relatuar ju të rinjve domethënien e vërtetë të grevës së urisë dhe vlerën e madhe të guximit që sot përsëri pas 25 vitesh koha dhe sfidat e Shqipërisë europiane siç e duam ne po e thërrasin përsëri në skenë e unë jam i sigurt që rinia shqiptare përsëri nuk do të zhgënjejë por do të ngrihet për lirinë dhe demokracinë”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY