Shkurti me erë dhe reshje, por me temperatura të larta deri në...

Shkurti me erë dhe reshje, por me temperatura të larta deri në 28 gradë

71
0
Shares

Metereologët parashikojnë se gjysma e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet nga reshje shiu, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.
Sipas “Meteoalb”, deri në mesin e javës moti, në zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura shumë të larta, ndërsa zonat malore veriore do të rrezikohen gjatë të hënës nga vranësira dhe shira lokale.
“Deri në mesin e javës moti, në zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen na kthjellime dhe temperatura shumë të larta ndërsa zonat malore veriore do të rrezikohen gjatë ditës së sotme nga vranësira dhe shira lokale. Parashikohet që dita e enjte dhe e premte të dominohet nga vranësira dhe shira. Ndërsa ne fundjave sërish dominuese do të jenë kthjellimet dhe vranësira të lehta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që temperatura maksimale në rang vendi do të jetë deri në 27 apo 28 gradë celsius. Qe nga dita e enjte deri në fundjave do të ketë rënie të lehtë e graduale të temperaturave. Temperaturat aktualisht janë gati 10 gradë mbi mesataret shumëvjeçare klimatike të shkurtit.
Problematike do të jetë parametri i erës ku shpejtësia në momente të veçanta do të shkojë deri 60 km/h duke bërë që dallgëzimi të arrije deri në 5 ballë. Fundjava sjell dobësim të ermes”, raporton “Meteoalb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY