Zakonisht muaji shkurt konsiderohet si muaji më i ftohtë i vitit. Por realiteti këtë vit është ndryshe. Prej ditësh vihet re një ngritje e temperaturave në të gjithë vendin. Temperaturat kanë kapur vlerën maksimale 24 gradë celcius dhe sinoptikanët prashikojnë që mesjava të sjellë ende rritje edhe pse rreshjet do të vazhdojnë.
Por këto ndryshime të mënjehershme të temperaturave me ulje ngritje të ndjeshme, është shoqëruar me probleme në shëndetin e fëmijëve. Temperaturat janë 10 gradë mbi normalen, ndaj mjekët bëjnë apel për më shumë kujdes për të vegjëlit. Ditët e fundit, në poliklinika numri i fëmijëve që janë paraqitur me probleme të ndryshme shëndetësore, ka shkuar në afro 50 vetëm për një mjek.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/