Nuk është fundi i botës nëse jini ‘single’

Nuk është fundi i botës nëse jini ‘single’

86
0
Shares

Të jesh e vetme, pra pa të dashur, për shumë vajza është një ankth i vërtetë dhe nuk mund të pajtohen në asnjë mënyrë. Ngado që kthehesh të duket se të gjithë që janë përreth jush janë në lidhje janë të lumtur dhe të dashuruar. Nuk ke me kë të shkosh në kafe pasi që të gjitha miket janë të zëna duke u shoqëruar me ndonjë mashkull?

Edhe pse të duket se je e vetmja “e mjerë”, e cila është pa të dashur dhe në kokë të sillen me mijëra pyetje si: “A jam unë në rregull?” apo “Me siguri i tremb djemtë me pamjen /sjelljen/ stilin/ suksesin/ jo suksesin apo …, por nuk je e vetmja!

Sigurisht mund të të bien ndërmend disa “cool” vajza apo djem, të cilët si edhe ti janë vetëm.

Përveç kësaj, nuk janë as të gjitha lidhjet aq të përkryera, ka aty edhe xhelozi, grindje, kompromise të cilat nuk i pëlqejnë njërës anë, pakënaqësi… pikërisht të jesh vetëm nuk është aspak keq, para së gjithash ke shumë kohë për veten, se sa ta kalosh me dikë që nuk ia vlen!

Mund të dalësh ku të dëshirosh, të shoqërohesh me kë të përshtatet, të dalësh me miqtë, të merresh me hobi të shumë dhe aktivitete.

Përndryshe disa studime kanë treguar se vajzat fitojnë disa kilogramë gjatë dy vjetëve të para të lidhjes, dhe se ato që janë të vetme kanë kondicion më të mirë fizik, kanë lëkurë më mirë dhe duken në përgjithësi më mirë.

Është fakt se kur jemi në lidhje, “e lëshojmë veten” dalim në pak dhe ngadalë ndalemi së përpjekuri, ndërsa kjo fatkeqësisht shihet edhe në linjën trupore apo mbajtja e pamjes tonë e cila në disa raste lihet pas dore.

Çdo gjë vjen me kohën.

Vajzat që janë në lidhje kanë shumë më shumë stres. Për shembull ai është jashtë me miqtë, ndërsa në ndonjë moment ty të paraqitet ai zëri i cili thotë: “Çfarë bën tani?”, “Mendon për mua apo argëtohet për mrekulli dhe nuk brengoset?” Dhe kështu tërë natën.

Tingëllon tmerrshëm!

Ato që janë vetëm mund të shikojnë dhe kënaqen me serinë e preferuar të lexojnë ndonjë libër, të dalin në shoping etj. pa asnjë brengë dhe nervozizëm.

Prandaj nëse nuk ke të dashur, kjo nuk do të thotë që je më pak e vlefshme apo ke ndonjë të mangësi të madhe, vetëm nuk e ke njoftuar personin e vërtetë.

Nuk ekziston rregull, i cili thotë që dikush duhet të ketë të dashur në një kohë të caktuar, pasi njerzit lidhen seriozisht si para të 20-tave ashtu edhe pas të 20-tave. Për këtë edhe thuhet “E tëra vjen në kohë të vetë”, kështu që nuk ka nevojë të nguteni dhe “t’i vëmë vets siklet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY