Hakmarrja, gruaja xheloze i shkatërron Benz”-in ML, burrit

Hakmarrja, gruaja xheloze i shkatërron Benz”-in ML, burrit

119
0
Shares

Foto Ilustruese

Një grua, për motive xhelozie, ka shkatërruar me levë hekuri makinën e bashkëshortit të saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, pasditen e së shtunës dhe forcat e Komisariatit nr. 2 kanë arrestuar Mimoza D., nënë e tre fëmijëve.
Burime nga Policia thanë se fillimisht ngjarja është denoncuar pa autor nga bashkëshorti i 48-vjeçares, shtetasi Lekë D. Ai ka parë makinën të thyer në vendin ku e kishte parkuar, para pallatit dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe kur ka marrë në pyetje familjarët e të dëmtuarit, nëse kishin parë ndonjë person të dyshimtë apo kishin dijeni rreth autorit, Mimoza D. ka pranuar se ishte ajo autorja e ngjarjes.
Menjëherë ajo është shoqëruar në Komisariat për të kryer procedurat e tjera dhe më pas i është komunikuar arrestimi me akuzën “shkatërrim prone”.

Shkaku
E dyshuara, gjatë deklarimeve të saj para oficerëve të Policisë, ka shpjeguar se makinën e bashkëshortit e kishte dëmtuar nga inati, për motive xhelozie. Sipas saj, kishte disa muaj që ajo kishte mosmarrëveshje me të burrin, sepse ai kthehej vonë në shtëpi dhe nuk i jepte shpjegime.
Jo vetëm kaq, por sipas saj, në disa raste, kur ajo e pyeste, ai nevrikosej dhe bërtiste, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Këto veprime, sipas të arrestuarës, e kishin bërë atë të dyshojë se i shoqi mund të kishte ndonjë lidhje jashtëmartesore dhe për këtë arsye kishte vendosur të hakmerrej.
Siaps gruas edhe të shtunën, pavarësisht se ishte pushim, bashkëshorti i saj ishte kthyer vonë në shtëpi dhe nuk kishte ngrënë drekë me familjen, duke thënë se kishte ngrënë jashtë.
Pas kësaj ajo kishte pritur derisa ai ishte shtrirë për të fjetur dhe rreth orës 16:00, kishte dalë jashtë dhe me një levë hekuri kishte nisur të thyejë xhamat e mjetit të bashkëshortit, duke i shpuar edhe gomat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY