Disa banorë të Orikumit dhe të Radhimës kanë bllokuar sot rrugën nacionale Vlorë-Sarandë. Ata kanë dalë në protestë dhe kërkojnë nga Bashkia të bëjë transparente vendimet lidhur me disa investime në zonë.
Banorët thonë se disa investime si ngritja e vaskave të peshkut apo një kantier anijesh do të dëmtojnë zonën. Banorë u mbështetën në këtë protestë edhe nga drejtues të Partisë Demokratike. Drejtuesi i Sekretariatit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se qytetarët janë revoltuar me Edi Ramën dhe Koço Kokëdhimën.
“Rama dhe Kokedhima, pasi moren me vjedhje dhe shperdorim gjithe pronat e bregut, tani i jane turrur me terbim tokave te banoreve nga Orikumi ne Vlore. PD do jetë gjithmone ne mbeshtetje te qytetareve. Protesta është i vetmi mjet qe i ka ngelë ne dore sovranit sepse qeveria nuk degjon. Vendimet i marrin kunder çdo parimi te qeverisjes se mire. Pa transparence, pa konsultim me banoret, ne fshehtesi te plote, Rama prej kohesh nuk e viziton Vloren, vjen vetem kur zgjedh cilen prone te marre per klientet e vet. Ne gjithe boten eshte privilegj ta kesh kryeministrin deputet zone. Ketu Rama dhe Kokedhima jane fatkeqesi, vijne per te vjedhur pronat, per te emeruar persona me precedente”,tha Salianji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/