Edi Rama sfidon dekriminalzimin dhe John Kerryn me Arben Ndokën

Edi Rama sfidon dekriminalzimin dhe John Kerryn me Arben Ndokën

71
0
Shares

Sfidë që i bëhet dekriminalizimit,por edhe vlerësimit të këtij procesi dje prej John Kerryt, e ka cilësuar PD, shfaqjen publike të ish-deputetit Arben Ndoka krah prefektit të ri të Lezhës.
“Departamenti amerikan i shtetit e cilësoi të papranueshme që Arben Ndoka, i dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, të ishte pjesë e parlamentit. Sekretari Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur. E megjithatë, ja ku është i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, duke prezantuar Prefektin e Qarkut. Ja ku është i dënuari që, pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë, dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxori jashtë parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë. Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e John Kerry. Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon ti mbajë ata afër, dhe po i përgatit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.
Sipas Ristanit, Edi Rama tashmë po inkriminon edhe PS-në, duke u konfirmuar si promotor e protektor i krimit në politikë.
“Si ta kuptojmë qytetarët këtë shpërfillje të Edi Ramës ndaj mesazhit të Kerrit? Si duhet ta shohë publiku inkriminimin deri në palcë që Edi Rama tashmë po i bën edhe Partisë Socialiste. Ende pa u mbushur 24 orë nga mesazhi i sekretarit Kerry për dekriminalizimin, Edi Rama po konfirmohet si promotor dhe protektor i krimit në politikë”, përfundon deklaratën deputeti demokrat Arben Ristani.
arben ristani, 15 shkurt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY