DASH përgënjeshtron Ramën për 2000 muxhahedinët

DASH përgënjeshtron Ramën për 2000 muxhahedinët

59
0
Shares

“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.
Zëri i Amerikës në versionin anglisht duke cituar zyrtarin e DASH shkruan  “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”.
“Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos  fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.
Më tej shkrimi në VOA, vazhdon me ndihmën që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë si nga ana teknike ashtu edhe nga ana monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një fond prej 20 milionë dollarë.
SHBA i ka dhënë Shqipërisë siguri dhe ndihmë për zhvillim ekonomik, për të ndihmuar vendin të ndërtojë kapacitetin e saj fizike për të strehuar refugjatët.
Kjo deklaratë e zyrtarit amerikan të DASH, përgënjeshtron kreyministrin Edi Rama. Ndërsa zyrtari amerikan, pranon që është rënë dakord të mos flitej publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duke nënkuptuar se jopublikisht është folur me Sekretarin Kerry, Rama dje mohoi kategorikisht që të jetë folur për këtë çështje.
Pas përfundimit të deklaratës për shtyp me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, në një prononcim për Top Channel, kryeministri Edi Rama tha se nuk u diskutua me kryediplomatin amerikan çështja e muxhahedinëve, por reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
“U diskutuan të gjitha ato që thashë edhe në deklaratën për shtyp. Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratën e vitit të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”, deklaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY