Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, e ka nisur deklaratën e tij, me një urim “Mirëmëngjes!”.
Më pas në deklaratën e tij ai ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në këto 25 vjet, duke garantuar dhe siguruar, sipas edhe një mesazhi të përcjellë prej presidentit Barack Obama, se “ne jemi me ju në këtë transformim”.
Duke u ndalur në rëndësinë e reformave, Kerry ka vlerësuar veçanërisht “dekriminalizimin”, si përpjekje inkurajuese për largimin e të inkriminuarve nga politika.
“Presidenti amerikan, unë dhe populli SHBA jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj, si një set vlerash, si rrënjë e miqësie të madhe. Ndodhem këtu se jemi miq, aleatë, që kemi interesa të përbashkëta dhe kemi përshkruar një rrugë të përbashkët diplomatike 25-vjeçare.
Sikurse edhe Ambasadori Lum ë ka treguar, marrëdhëniet tona janë shumë të shëndosha.
Me ndihmë e SHBA-ve, vlerësojmë rreshtimin tuaj në luftën kundër ekstremizmit fetar.
Shqipëria e ka treguar në shumë mënyra dashurinë ndaj SHBA-ve.
Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur me reformat e kryera.
Më ka bërë përshtypje legjislacioni që ndalon kriminelët në politikë, kjo është inkurajuese.
Në emër të Presidentit Obama ju përcjell mesazhin se ne jemi me ju në këtë transformim. Por vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligje dhe reforma dhe të këmbëngulin në miratimin e tyre.
Shqipëria ka bërë shumë përparime në çerek shekullin e shkuar. Nuk është e lehtë të ndërtosh një demokraci të konsoliduar. Është puna e viteve të kaluara. Nuk ka mëdyshje që Shqipëria ka arritur shumë dhe se mund të vazhdojë të mbështetet ende te SHBA.
Më vjen keq që kjo vizitë është kaq e shkurtër. Ju jap fjalën se do të rikthehem”, u shpreh midis të tjerave John Kerry.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/