Sekretari i shtetit amerikan John Kerry duket se e ka shkelur axhendën gjatë takimit në Shqipëri. Pasi ai ka përfunduar takimi në kryeministri dhe konferencën për shtyp ai është nisur më këmbë drejtë hotel Rogner ku dhe do të takohet më kryetarin e Opozitës Basha. Por para se të mbërrinte atje ai ka ndaluar së bashku me kabinetin e tij dhe nënë shoqërinë e kryeministrit Rama për disa minuta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku ka takuar qytetarët të cilët ishin mbledhur për ta përshëndetur. Ai ka ndenjur pak minuta. Ajo që ra në sy ishte edhe mbajtja në krah e një fëmije për disa sekonda. Ky takim me qytetarët nuk ishte parashikuar në protokoll.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/