Italiani, i cili disa ditë më parë vrau një shqiptar me të cilin e tradhtonte bashkëshortja e tij, tentoi të vrasë veten në qeli.
Sipas medieve italiane, mësohet se 52-vjeçari Alessandro Palermiti ka qëlluar veten disa herë me thikë pasi ka kaluar në depresion të thellë. Ndërsa ndodhej në qeli ai ka goditur veten në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij veprimi ai është dërguar në psikiatri.
Alessandro Palermiti, më 14 janar vrau shqiptarin, Tahir Halili pasi zbuloi se kishte lidhje të fshehtë me bashkëshorten e tij.
Prokurorët italianë zbuluan se, bashkëshortja e autorit kishte lidhje jashtë martesore me shqiptarin prej dy vitesh. Gjithashtu, për këtë arsye ajo kishte braktisur bashkëshortin për të jetuar me nënën e saj.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Italiani vret shqiptarin nga xhelozia
/web/Italiani_vret_shqiptarin_nga_xhelozia_12721_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/