DETAJET/ Vrasja në Konispol, policia jep të dhënat për autorin dhe rrethanat...

DETAJET/ Vrasja në Konispol, policia jep të dhënat për autorin dhe rrethanat e ngjarjes

84
0
Shares

Janë zbardhur nga ana e policisë  detaje të  reja rreth  vrasjes në Konispol. Autori pasi ka grabitur 10 mijë lekë të reja në lokali, ka  vrar shtetasin Pajtim Shehu. Sipas burimeve zyrtare Pajtim Shehu e ka njohur personin që e qëlloi, pasi grabiti dyqanin e fqinjit të tij. Ky ishte fakti që çoi grabitësin drejt vrasjes Pajtim Shehut.

44-vjeçari i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali. Burime nga grupi hetimor dyshojnë se 44-vjeçari e ka identifikuar dhe e ka thirrur në emër grabitësin. Për këtë arsye ai e ka qëlluar me pistoletën e tij me një plumb në kokë.

Nisur nga dyshimet se viktima e ka njohur, hetuesit thonë se autori duhet të jetë banor i zonës. Për këtë aryse, mbi 20 persona, banorë të Konispolit janë shoqëruar në polici. Megjithë këto veprime ende nuk ka asnjë autor të dyshuar të vrasjes së babait të tre fëmijeve.

Ka dyshime që autori mund të jetë larguar drejt Greqisë, duke qënë se kufiri nga lokali ku ndodhi ngjarja është vetëm pak kilometra. Banorët e zonës thonë se grabitjet janë kthyer në shqetësim serioz për ta, kjo edhe për shkak të mungesës së një poste policie në Konispol.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY