Berisha zbardh të pathënat e takimit Basha – Kerry

Berisha zbardh të pathënat e takimit Basha – Kerry

79
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka zbardhur të pathënat e takimit midis kryetarit ët PD-së Lulzim Basha dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Sipas Berishës Sekretari Kerry “dëgjoi zërin e opozitës mbi gjendjen tejet të rëndë të krimit të organizuar, lidhjet e tij të tmerrshme me Ramën dhe qeverinë e tij, korrupsionin e përmasave gjigante të qeverisë dhe rrënimin e zgjedhjeve nga Edi Rama”.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”


bkrVizite historike e Sekretarit John Kerry në Shqipëri!

“Sot erdhi per nje vizite miqesore, historike ne Shqiperi, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Kjo vizite, qe eshte e pesta e nje Sekretari shteti ne Tirane qe nga viti 1991, eshte deshmi e vleresimit dhe ndjenjave miqesore qe SHBA kane per Shqiperine dhe shqiptaret.
Vizita e sekretarit Kerry, takimet, mesazhet e tij publike jane nje mbeshtetje e madhe per perpjekjen e Shqiperise dhe shqiptareve ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe rrugen e integrimit, sigurise dhe zhvillimit.
Sekretari Kerry, krahas pushtetareve, zhvilloi nje takim te veçante shume te rendesishem me kryetarin e Partise Demokratike dhe degjoi zerin e opozites mbi gjendjen tejet te rende te krimit te organizuar, lidhjet e tij te tmerrshme me Ramen dhe qeverine e tij, korrupsionin e permasave gjigante te qeverise dhe rrenimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe udheheqja e PD u takuan me Sekretarin Kerry, duke qene kontributor kryesor dhe promotori i ligjit dhe procesit te dekriminalizimit, per te cilin qeveria e SHBA dha nje kontribut thelbesor.
Kjo vizite behet dhe ne kuadrin e 25 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike me 15 mars te vitit 1991 midis dy vendeve tona, akt historik qe ndodhi vetem tre muaj pas themelimit te PDSH dhe qe u be i mundur nga vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY