TYNELI/Letra e mjerimit që na nis Vasili

TYNELI/Letra e mjerimit që na nis Vasili

74
0
Shares

Një letër në të cilën mjerimi dhe humbja e shpresës rëndojnë njësoj në jetën enjë familjeje të kthyer nga emigracioni në Greqi, publikuar tek nisma Thurje, është vetëm një copë nga hallet që kanë kapluar qytetarët shqiptarë.

“Jam Vasil L., baba i dy femijeve. Kam ikur i ri ne Greqi si gjithe emigrantet e tjere dhe me kalimin e kohes mora dhe famijen me vete djemte e gruan. Djalin e madh e kam te semure me autizem dhe merr nje ndihme ekonomike prej 90 mije lekesh ne muaj ndersa gruan e kam te semure gjysem me depresion. Kur morem vesh semundjen e djalit ajo u be shume keq. Nuk flinte naten. Ishte shume e shqetesuar dhe kur vizituam mjekun psikiater i dha ilace per qetesimin, per gjumin dhe nervozitetin pasi ishte ne nje gjendje te ndermjetme. Une punoja ne Greqi ndersa gruaja kujdesej per djalin e semure ne shtepi e djali i vogel shkonte ne shkolle. Gjerat dukej se po qetesoheshin derisa ra kriza ne greqi dhe u detyruam qe me kursimet qe kishim mbledhur te blenim nje shtepi ketu per mos te mbetur ne rruge. Qe nga momenti qe bleva shtepine e derisa u ktheva kaluan dy vite dhe duke qene se une nuk e kisha nderprere kontraten e dritave per keto dy vite duhet te paguaja per to. Kur erdha ne Shqiperi u gjeta para faktit tashme qe duhet te paguaja 2 milion leke drita afrofe bashke me kamaten. Nderkohe cuni kaloi ne kriza dhe na u desh te shpenzonim shume per trajtimet. Me besoni qe me cfare na kishin ngelur paguam dritat qe duhet t’i jepnim ne dore dhe tani me ane te kontrates paguajm nga 25 mij lek cdo muaj plus dhe ato qe harxhojme. Disa muaj isha pa pune derisa gjeta nje si roje ketu poshte tek raiffaisen bank me 240 mij leke ne muaj. Leket e sigurimit te djalit shkojne per ilace te gjitha, per djalin dhe gruan pasi nje ilac kushton 70 mije leke, ai i nervave qe merr gruaja. Plus pastaj ilacet e djalit. Jemi te detyruar te respektojme kontraten e dritave. Plus uji qe duhet ta blesh se i cezmes te semur femijet dhe ai qe duhet te lahemi. Deri ne mesin e muajit shkojme me keto leke pastaj marrim borxh tek prinderit e gruas se ata i kemi afer. E merr andej e jep ketej keshtu po e cojme jeten deri tani. Djalin e vogel e kam 17 vjec. Shkollen e ben naten pasi diten punonte derisa u mbyll ai dyqani dhe tani edhe ai pa pune. Jam aq i renduar shpirterisht sa ska ku te veje me. Shoh djalin qe me vjen verdalle, edhe qe vrapon, edhe qesh, qe i thote gjerat disa here dhe mbushem aq shume sa me vjen te qaj e te shfryhem, por duhet te jem i fort. Duhet te jem i forte per ta. Ata i kane syte vetem nga une. Une dua vetem pune. Kjo me ka sjelle deri ketu, puna. Po te kishte pune une do punoja, por ketu nuk ka. Edhe ne Greqi nuk ka. Edhe djali do te punoje kudo qe te jete por nuk gjen. Dyqanet po mbyllen dhe lokalet shkrutojne personel. Shpresoj per me te miren. Puna jone u pa po per djalin tim shpresoj te behet dicka. Ndoshta gjerat do ndryshojne”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY