Themelko i Pustecit lirohet nga burgu i Shkupit

Themelko i Pustecit lirohet nga burgu i Shkupit

55
0
Shares

Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar kreut të Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko masën ‘detyrim paraqitje’ në gjykatën e Resnjës dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të caktuar masë paraburgimi për të.

Themelko akuzohet për përfshirje në parregullsi të shumta në disa cikle zgjedhore në Maqedoni duke shpërndarë përvojën shqiptare të vjedhjeve të zgjedhjeve edhe në Maqedoni.

Pasi ka dhënë dëshminë e tij, kreu i Bashkisë së Pustecit doli nga Gjykata Penale e Shkupit orës 3 mëngjesin e së shtunës. Ai dhe avokati i tij kanë refuzuar të prononcohen për mediat lidhur me akuzat e ngritura nga prokuroria speciale një ditë më parë.

Përveç Themelkos të premten në gjykatë kanë dalë edhe tre të akuzuar tjerë për manipulime në zgjedhje. Në mesin e tyre është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si një nga të dyshuarit kryesorë për pa rregullsitë e shumta në ciklet e kaluara zgjedhore. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY