Lirohet pronari i kartës që hodhi në erë farmacinë e Ministrit

Lirohet pronari i kartës që hodhi në erë farmacinë e Ministrit

54
0
Shares

Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë të lirë Emirjon Gjutën, një ndër personat e akuzuar për tritolin që iu vu farmacisë së babait të Saimir Tahirit një vit më parë.

Gjuta akuzohej se ishte përfshirë në krim nëpërmjet sigurimit të kartës telefonike me të cilën do të realizohej shpërthimi i eksplozivit.

Gjuta u arrestua në fund të shkurtit të vitit të kaluar me akuzën e pjesëmarrjen në grupin që vendosi disa bomba eksplozivi në Tiranë përfshi edhe farmacinë e Bashkim Tahirit.

Ngjarja ndodhi më 10 shkurt të viti të kaluar.

Që prej asaj dite policia ka bërë disa arrestime në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Emirjoni u lirua me kërkesë të prokurorisë e cila kërkoi që ai të merrte masën e detyrimit të paraqitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY