Kamëz, babai do të vriste djalin, krimi parandalohet nga policia

Kamëz, babai do të vriste djalin, krimi parandalohet nga policia

60
0
Shares

Policia ka parandaluar një krim në familje këtë të shtunë në Kamëz. Na kjo ngjarje janë vënë në pranga dy persona.

Burime policore bëjnë të ditur se, uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Lutfi Drazhi, 76 vjeç, pasi kishte planifikuar të vriste të birin.

Sipas burimeve, për të kryer krimin në fjalë, Drazhi e kishte blerë armën 10 ditë më parë nga shtetasi Uzri Shira, i cili ka përfunduar gjithashtu në pranga.

Burimet policore shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të dy të arrestuarve, nën akuzat respektive të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “shitje armësh zjarri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY