Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ishte sot në Gjirokastër për të parë nga afër problematikat e këtij qyteti, sidomos në drejtim çështjet që kanë lidhen me vlerat muzeale dhe trashëgiminë kulturore.
Më pas Duma shoqëruar edhe nga kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko ka vizituar edhe rrënojat nga ajo çfarë ka ngelur nga banesa e disidentes Musine Kokalarit pas djegies së një viti më parë nga një zjarr aksidental.
Sipas Dumës, Bashkia, duhet të vërë dorë në ringritjen e kësaj banese të pozicionuar në zonën historike të qytetit.
Prej disa ditësh Duma ka nisur një tur takimesh nëpër qytete të Shqipërisë, për të prekur nga afër problematikën e qytetarëve dhe për të prezantuar alternativën qeverisëse të PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/