Të shtënat më armë në vendin e quajtur Qafë Hardhi në Shkodër tronditën banorët afër vendit të ngjarjes ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen.
Forcat e policisë që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur disa gëzhoja armësh ndërkohë nuk kanë qenë në gjendje për të evidentuar gjurmë të tjera si gjak.
Fillimisht u dyshua se ngjarja mund të kishte lidhje me një prokuror që e ka shtëpinë në afërsi të vendit ku ndodhën të shtënat por më pas familjarë të prokurorit hodhën poshtë mundësinë e një presioni apo kërcënimi me armë.
Policia ka qetësuar banorët por ndërkohë po vijojnë hetimet rreth ngjarjes.
Breshëri armësh u dëgjuan nga banorët rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme. Disa prej tyre telefonuan policinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/