Saimir Tahiri komenton Jolezën

Saimir Tahiri komenton Jolezën

115
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar Jolezën në deklaratën e saj të dielën që shkoi shfaqur në videon virale në rrjetet sociale duke folur ne emisionin Zone e Lire te Canit.

Sipas ministrit Joleza është vajzë e mirë dhe se ajo ka pasur ndërmend në fjalën e saj një slogan që përshkon organizatën e te rinjve socialistë.

“Ka dashur të thotë se nuk mund të rrimë indeferent për një ambient që na vret të gjithëve. Jemi të gjithë shumë afër njëri tjetrit. Ajo mund ta shpjegojë shumë mirë vetë nëse e sheh të arsyeshme apo i jepet mundësia se cfarë ka dashur të thotë”.

Joleza Kola, kryetarja e FRESSH tha në fjalën e saj se kishte qenë në darkë me Blendi Klosin dhe më pas ishte gdhirë në një pallat ku flinte edhe Saimir Tahiri, më pas ishte gjendur në një kafe bashkë e Erjon Velinë.

Ky ritëm i saj treguar me pafajësi u replika në internet nga mijëra shikues të videos duke vënë në lojë zyrtaren e lartë të PS.

Edhe lidhur me nje status te shperndarë nga shefja e tij e kabinetit, Silda Anagnosti, ministri tha se kuptimi i saj mund të shpjegohej shumë mirë prej saj pasi është aq e zonja sa mund ta kryejë këtë gjë me shumë qartësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY