Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, kanë bërë gati dhe kanë dërguar për ekzekutim në të gjitha bankat tregtare të nivelit të dytë, listën e personave që përfitojnë dëmshpërblim. Në këtë listë janë 68 persona, që kanë përfituar më shumë se 30 milionë lekë.
Shpërndarja e dëmshpërblimit të mësipërm bëhet në mënyrë proporcionale, në tetë këste të barabarta, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.
Lista bashkëlidhur ka përfituesit e këstit të pestë të ish të përndjekurve politikë.
Ministria e Financave ka detyrim ligjor publikimin në faqen e saj zyrtare listën e dosjeve që janë të gatshme për pagesë, të ish të dënuarve politikë, të kategorisë parësore që përfitojnë këstet e radhës.
Të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë listën e nxjerrë nga sistemi i pagesave të ish të dënuarve politikë që kanë përfituar këstet e radhës deri në këstin e pestë, vetëm duke klikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, në adresën:
Bashkangjitur listat për shpërndarjen e dëmshpërblimit në muajin shkurt 2016.
http://www.financa.gov.al/al/raportime/thesari/pagesat-per-ish-te-denuarit-politik-te-regjimit-komunist/lista-e-dosjeve-sipas-kategorise-paresore-te-ligjit-perditesuar-date-12-02-2016
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/