FOTO/ I pret penisin me drapër kunatit dhe e fut në xhep…

FOTO/ I pret penisin me drapër kunatit dhe e fut në xhep…

82
0
Shares

Një 32-vjeçare ia ka prerë penisin kunatit të saj, më pas e ka futur në xhep dhe e ka dorëzuar në polici. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Indi. Gruaja e ka kryer këtë veprim me drapër, ndërsa në polici ka deklaruar se kunati i saj tentoi ta përdhunonte.
Së bashku me fëmijët e saj, ajo shkoi në komisariatin e Madhya Pradesh në Indinë Qendrore, ku dhe tregoi ngjarjen. Menjëherë policia shkoi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë burrit në fjalë, por ishte tepër vonë. Kunati i saj kishte vrarë veten, duke u vetëvarur në një pemë në afërsi të shtëpisë së tij.
Gruaja jetonte me kunatin e saj, sepse i shoqi punonte më shumë se 700 milje larg, në Nashik, Maharashatra. Ajo i tha policisë se kishte përdorur një drapër për t’i prerë penisin kunatit sepse nuk kishte pasur mënyrë tjetër për ta ndaluar atë.
Sipas Abid Khan, zëdhënës i policisë në Sidhi, gruaja tani akuzohet për tentativë vrasjeje.
“Ky është një rast i rrallë dhe kërkon hetimin e duhur”, tha ai.
Numri i përdhunimeve në Indi është rritur me 9 % që nga viti 2014, duke shkuar në 33 mijë e 707 raste të regjistruara nga Byroja Kombëtare e Krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY