DENONCIMI/ Uniformat e reja të policisë, një aferë korrupsioni 1.1 miliardë lekë

DENONCIMI/ Uniformat e reja të policisë, një aferë korrupsioni 1.1 miliardë lekë

117
0
Shares

“Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh.
Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin. Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar. Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi.
Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë”.
Denoncimin publik në emër ët PD-së e ka bërë sot kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj
Alibeaj ka shpjeguar më tej procedurat që janë shkelur.
“Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj. Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur. Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar”, vijoi denoncimin e tij kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.
Për PD, Saimir Tahiri i trajton paratë si të ishin portofoli i tij dhe i ndan ato me klientët e tij, duke bërë krenar edhe shefin në lëmin e korrupsionit.
“Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari. Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në ‘Top Story’ për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin”,përfundon deklarata e Enkelejd Alibeajt.

enkelejd alibeaj 12 shkurt 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY