Avioni Tiranë-Athinë, ulje të detyruar në Rinas, 90 udhëtarë në bord

Avioni Tiranë-Athinë, ulje të detyruar në Rinas, 90 udhëtarë në bord

134
0
Shares

Një avion i kompanisë Agean Airlines, bëri ulje të detyruar pasditen e sotme ndërsa ishte nisur rreth orës 17:00 nga aeroporti i Rinasit.

Shkak për uljen e detyruar të avionit që po kryente linjën Tiranë – Athinë mësohet se është bërë një alarm që piloti i avionit kishte marrë nga aparaturat elektronike që ai ka në bord.

90 pasagjerë të avionit kanë kaluar ankth megjithëse ata nuk vërenin asgjë shqetësuese.

Në panelin e komandimit të avionit një dritë e ndezur sinjalizonte se një prej dyerve të avionit ishte ende e hapur ndonëse kishte më shumë se 15 minuta që avioni ishte në fluturim.

Menjëherë pas këtij konstatimi piloti ktheu kurs në drejtim të Rinasit dhe njoftoi kullën e komandimit të aeroportit.

Burimet thonë se pas uljes është konstatuar se se sinjali i dhënë nga llampat në kroskotin e komandimit të avionit ishte false.

Kjo pasi pas verifikimit të teknikëve të avionit është vënë re se asnjë prej dyerve nuk ishte e hapur.

Por kjo nuk do të thotë se avioni nuk kishte probleme, pasi verifikohet që sinjalet e avionit nuk funksionojnë mirë.

Megjithatë pas këtij konfirmimi autoritetet kanë urdhëruar edhe nisjen e avionit në destinacionin e tij të mëparshëm, drejt Athinës.

Avioni është nisur dy orë më vonë në orën 19:12 minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY