Lulzim Basha paralajmëron mosdakordësinë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Lulzim Basha paralajmëron mosdakordësinë për Byronë Kombëtare të Hetimit

58
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëron mosdakrodësinë për projektligjin e Byrosë Kombëtare të hetimit. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, vetëm pak minuta pas vendimit të Qeverisë, për miratimin e këtij projektligji, Basha u shpreh se, “vetëm pak minuta para se të hyja në këtë mbledhje, u njoha nga mediat me miratimin prej qeverisë të projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit. Opozita në mënyrë të përsëritur ka kërkuar miratimin e këtij ligji, por jo sipas tentativës së ramë e Tahirit për të kontrolluar këtë strukturë. Jemi dakordësuar që kjo strukturë të jetë ‘nën hijen’ e Prokurorisë. Në qoftë se ky projektligj është i miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, i cili ju pret rrugën kontrollit të kësaj strukture nga Edi Rama e Saimir Tahiri, atëherë, megjithëse me vonesë, e përshëndesim. Por në rast të kundërt, atëherë miratimi i sotëm është një truk për të fituar kohë dhe për ‘ti hedhur hi syve’ partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, një nga pikat më “të nxehta” të këtij debati, ka qenë roli i ministrit të brendshëm në kontrollin e kësaj strukture. Duke qenë se projektligji i sotëm, parashikon emërimin e kreut të Byrosë Kombëtare të hetimit nga mistri i brendshëm dhe varësinë e tij nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit,pak vend mbetet të besohet, se sipas paralajmërimit edhe të Bashës, të jenë respektuar rekomandimet e pretenduara të Komisionit të Venecias. Për pasojë, pritet që PD ta kundërshtojë këtë projektligj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY