Fullani padit Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, ju kërkon disa paga dëmshpërblim

Fullani padit Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, ju kërkon disa paga dëmshpërblim

75
0
Shares

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, ku ka kërkuar dëmshpërblim disa paga. Pasi ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht nga posti i Guvernatorit. Padia është bërë në Gjykatën Administrative dhe çështja do të gjykohet nga Bezart Kaçkini.
Ish-Guvernatori Fullani nuk ka pritur shumë ditë pasi vendimi i pafajësisë mori formën e prerë. Ai me ndihmën e avokatit I është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi ndaj dy institucioneve. Sipas padisë, ish-Guvernatori ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin e padrejtë nga detyra. Kjo padi, është hedhur në short dhe do të gjykohet nga gjyqtari I vetëm Bezart Kaçkini i gjykatës administrative. Mësohet se me anë të kësaj padie, ish-guvernatori kundërshton aktin administrative të shkarkimit nga detyra nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me propozimin e të cilëve edhe kuvendi miratoi shkarkimin e tij nga detyra. Ish-guvernatori me anë të kësaj padie, kërkon të dëmshpërblehet me disa paga për shkarkimin e padrejtë.
efekte

ardian fullani, kerkesaPjesë nga kërkesa e Ardian Fullanit

Sipas padisë, Fullani rezulton i arrestuar me vendim gjykatë më 5 shtator të vitit 2014 pasi ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. 10 ditë më pas kjo masë ju ndryshua nga Gjykata Apelit në kryeqytet, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Masë kjo që ju ndryshua me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë më 5 nëntor, duke i caktuar masën “detyrim për paraqitjeje”. Me këtë masë sigurie, ish-guvernatori Fullani u hetua dhe më pas u gjykua nga dy shkallët e gjyqësorit. Fillimisht në Gjykatën e Tiranës, ku prokurori kërkoi dënimin e tij me 5 vjet burg. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga avokati që pretendoi se klienti i tij ishte i pafajshëm.
Gjyqtari Artan Gjermeni, pasi dëgjoi palët dhe argumentet e tyre, u shpreh se Fullani nuk ka kryer asnjë vepër penale, për këtë fakt u deklarua i pafajshëm më 12 tetor të 2015. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit e cila me 28 dhjetor të po atij viti la në fuqi vendimin e pafajësisë së ish-guvernatorit. Vendim ky për të cilin prokuroria nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke marr kështu formën e prerë pafajësia e Fullanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY