Numri i telefonit që u përdor ndaj atentati të dështuar të Nuredin Sules, ishte vendosur në një telefon nokia, ky numër ishte aktivizuar ditën e hënë, pra një ditë para organizimit të ngjarjes në Kompleksin Kristal. Dyshimet e para janë që autorët e ngjarjes të jenë vrasës me pagese për shkak të hasmërisë që familja ka prej vitesh.
Ditën e djeshme forcat xheniere realizuan shpërthimin e kontrolluar të pakos me 400 gram tritol, i cili ishte vendosur në makinën e parkuar në qëndrën tregtare që Nuredin Sula administron. Sapo Sula ka lëvizur makinën lënda plasëse ka rënë në tokë pasi forca tërheqëse e magnetit nuk ka arritur ta mbaje ate. Drejtuesi i mjetit, Nuredin Suli nuk e ka vene re rënien e lëndës plasëse në momentin që ka dale nga parkingu. Kanë qënë punonjësit e kësaj qendre tregtare që kanë pikasur pakon e dyshimtë dhe kanë njoftuar policinë.
Policia mbërriti ne vendngjarje dhe evakuoi te gjithë punonjësit. Po ashtu, menjëherë u evakuuan edhe banoret e zonësPas më shumë se një ore është bërë edhe çaktivizimi i lëndës plasëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/