Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për “Falsifikim dokumentash”. Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas u arrestuan, Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë dhe Bylbil Muja, 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës.
Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua : Kartë Identiteti Italiane , Leje Drejtimi Italiane , Tesera sanitare.
Këto dokumente pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumenteve në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara. Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Shtetasit do të hetohen për falsifikim në bazë të nenit 189/2 dhe 186/2 të Kodit Penal ”Falsifikim i pasaportave, Letërnjoftimeve ose i vizave” dhe ”Falsifikim të Dokumentave”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/