Nexhmije Hoxha, qysh 22 vjec koordinatore e vrasjeve të urdhëruara nga Enveri

Nexhmije Hoxha, qysh 22 vjec koordinatore e vrasjeve të urdhëruara nga Enveri

82
0
Shares

nexhi dok1

Dy burime dokumentare nga Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh) janë publikuar sot nga studiuesi Aurel Plasari në rrjetet sociale në të cilat për Nexhmije Xhuglinin (Hoxha) shfaqet si koordinatore e vrasjeve mafioze të urdhëruara nga Enver Hoxha. “Përfytyroni: viti 1943 kur as “ky”, as “kjo” nuk ishin ende në pushtet!”, komenton Plasari.

Nga urdhrat e Enver Hoxhës:

“I dashuri Hysen [Gogo Nushi, – A.P.],

Nastas Plasarin as që e kërkuam të vinte këtu, por ju dhamë udhëzime që ay të qërohej sans bruit et sans trompette [fr. pa zhurmë e pa bujë, – A.P.]. Më mos na pyesni.

4 qershor 1943

Taras”

(AQSh, ish-AP, fondi 14, dosja 27, f. 7.)

Nga përgjigja e Nexhmije Xhuglinit:

“I dashur shok,

Për gjithë sa më porositët, për kontrollin dhe spastrimin e disave [sic!], unë ua komunikova shokëve. Siç të ka shkruar Deti [Nako Spiru, – A.P.], ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje. Ata s’kanë besim që ta kem raportuar drejt çështjen e A.P. e të tjerëve [sic!], prandaj hezitojnë se mos bëjnë një veprim të padrejtë, me gjithë se unë ua parashtrova atë që u raportova juve. Me gjithë se s’më pëlqen të përgjigjem për akuza të vogla, por nuk kam qenë unë që u thashë ta sjellin A.P. atje, pse unë thashë atë që thatë, por pasi nuk pranuan unë bëra gabimin që aprovova mendimin që mund të vijë A. te ju.

Të fala shoqërore

Delegatja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY