Arta Dade qorton Pandeli Majkon: Respektimi i statutit të bëri Kryeministër

Arta Dade qorton Pandeli Majkon: Respektimi i statutit të bëri Kryeministër

78
0
Shares

Deputetja e PS-së, Arta Dade përgjatë një bisede informale në komisionin e Jashtëm parlamentar u shfaq kritike me qëndrimin e Pandeli Majkos lidhur me bllokimin e votimit për kryetar në Kongresin e PS-së që do të mbahet në mars.

Dade tha se statuti duhet të zbatohet nga të gjithë. Ajo i kujtoi Pandeli Majkos se vetëm respektimi i rregullave të brendshme e bëri Kryeministër.

Në mbledhje ishte prezent edhe deputeti Blushi, i cili dëgjoi pa komentuar, sipas abc news.

Pandeli Majko deklaroi gjatë një interviste në topchannel se mbështeste Edi Ramën në Kongres ndërkohë që i dha të drejtë Ben Blushit për garë në zgjedhjen e kryetarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY