Një vajzë nga Melburni në Australi kishte 20 vite që nuk e dinte se cili ishte babai i saj. Kështu ajo vendosi ta kërkojë atë. Në vitin 2014, ajo e gjeti më në fund në Kuinslend. Ajo mësoi se i ati kishte pasur një të kaluar jo të mirë, por sërish vendosi ta takonte dhe e ftoj atë në shtëpi. Ai erdhi në takim në shtëpinë e saj me djalin e tij. “Isha shumë e lumtur që më në fund po takoja babanë,” tha ajo në gjykatë.
Por kur mbetën vetëm në shtëpi, ai e sulmoi. “Jepi babit një përqafim,” i tha përpara se ta puthte në qafë dhe t’i fuste duart. “Do të të dua përgjithmonë,” i tha ai përpara se ta përdhunonte. “Unë thjesht nuk reagova. Kisha frika se do më lëndonte. E dija që ishte burgosur në të shkuarën për dhunë fizike”. “Më pas shkova në dush. Ndjehesha kaq e pistë. Më vinte ndot që e kisha atë baba”. Kur i shoqi i erdhi në shtëpi, ajo u rrëfye. Të dy njoftuan policinë. Gjykata e dënoi babanë e dhunshëm me 4 vite burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/