Meidani: Mungesa e garës në PS servilizëm dhe frikë, sjellje prej kryeneçi...

Meidani: Mungesa e garës në PS servilizëm dhe frikë, sjellje prej kryeneçi e llastimi

54
0
Shares

Ish-Presidenti Rexhep Meidani në një analizë për “Panorama” e cilëson garën brenda partive dhe cilësinë e saj shprehje të shkallës së demokracisë në parti.
Sipas tij, mungesa e garës për kryetarin e Partisë Socialiste në sytë e qytetarëve lexohet si servilizëm e interes politik-material, por edhe si frikë gare. Për ish-Presidentin e Republikës, moszhvillimi i zgjedhjeve për kreun e PS-së reflekton edhe një sjellje prej kryeneçi dhe të llastuari.
Sipas tij, qytetarët preferojnë garat në parti dhe ato mundësisht të jenë sa më intensive, qofshin këto individuale apo kolektive, në të kundërt partitë kthehen në autokratike.
Duke risjellë traditën e Partisë Socialiste, Meidani shprehet se mohimi i përzgjedhjes së kandidatëve nga forumet apo “një anëtar një votë” ka sjellë si rezultat përfshirjen e elementëve problematike dhe me rekorde kriminale, duke ua lënë në dorë këtë kompetencë drejtuesve të lartë të PS-së.
Ish- Presidenti kërkon respektimin e statutit të PS-së, duke e cilësuar atë “shumë më thelbësor dhe i dobishëm sesa transmetimet televizive për anëtarësime të reja me prani anëtarësh kabineti!…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY