Lezhë, humb jetën 33-vjeçarja, vetëvritet me armë zjarri

Lezhë, humb jetën 33-vjeçarja, vetëvritet me armë zjarri

51
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 33-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është vetëvrarë me një armë gjahu. Sipas burimeve zyrtare, ajo vuante dhe mjekohej për rregullime mendore dhe ishte invalide.

Ngjarja ka ndodhur me datë 07.02.2016, kur Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë konstatuar se në Markatomaj Lezhë, është gjetur e vetëvrarë , në banesën e saj, shtetësja M.S. 33 vjeçe. Arma që ka përdorur është armë gjahu teke që e kishte me leje bashkëshorti i saj.

Kjo shtetase vuante dhe mjekohej për çrregullime skizo-afektiv-rezistent dhe ishte invalide e grupi të dytë. Materialet hetimore referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY