Një grua nga Mallakastra i është drejtuar këtë të hënë selisë rozë të Partisë Socialiste për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se ajo i ka kërkuar shefit të qeverisë ndihmë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet. Por pasi Rama është larguar, ajo është ndier keq dhe i ka rënë të fikët, informon Panorama. Besohet se Rama i ka dhënë asaj një përgjigje paksa zhgënjyese gjë që ka çuar në përkeqësimin e gjendjes emocionale të gruas.
Menjëherë në shërbim të saj ka shkuar stafi i mjekëve që shoqërojnë Ramën, informon Rama. Kryeministri Rama më pas ka lënë mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij për të vijuar axhendën e takimeve me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein që kanë mbërritur sot në kryeqytet në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/