Eurodeputeti heziton të mbrojë Ramën për bllokimin e votimit në PS

Eurodeputeti heziton të mbrojë Ramën për bllokimin e votimit në PS

52
0
Shares

Eurodeputeti i majtë i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein nuk mbështeti Edi Ramën në vendimin e tij për të shmangur një votim për kryetarin PS-së në Kongresin e saj që mbahet një muaj më vonë. Por ndërkaq ai tha se zgjedhja e modelit të socialistëve të Shqipërisë ndryshon prej atij që është në vendin e tij, Gjermaninë.

Fleckenstein në përgjigjen e tij për gazetarët e Tiranës tha se ka disa modele mes të majtëve europianë.

“Ka rregulla ndryshme në familjen tonë të majtë. Ne në Gjermani kemi të tjera rregulla, Partia Socialiste e Shqipërisë ka zgjedhur atë të laburistëve britanikë. Ajo që mund të them është se ka rregulla të ndryshme dhe vendimi për këtë çështje varet thellësisht nga Kongresi i Partisë Socialiste”, u përgjigj Fleckenstein.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY