Tre ministra raportuan sot përpara deputetëve të grupit parlamentar të PS-së në një mbledhje që zgjati më shumë se 1 orë.
Ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe Beqja raportuan para deputetëve socialistë duke dhënë shpjegime kryesisht për fatin e koncesioneve që po bën qeveria. Mësohet se deputetet Toci dhe Baraj i kanë kërkuar ministrit të Energjisë dhe Industrisë të bllokojë koncesionet per HEC e Langaricës si dhe një koncesion nafte.
Përgjigja e ministrit nuk ka kënaqur deputetët. Gjiknuri ka shpjeguar se koncesionet janë shumë të mbrojtura përmes marrëveshjeve dhe ligjit dhe është e pamundur të zhbëhen.
Ndërkaq mësohet se deputetja Mimoza Hafizi ka dashur të shpjegojë qëndrimin e saj lidhur me statutin dhe zgjedhjet në PS por nuk është lejuar nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci.
Mimoza Hafizi është e vetmja deputete socialiste që ka dalë në krah të Ben Blushit përgjatë debatit të këtij të fundit lidhur me zgjedhjet brenda PS.
Ministra të tjerë janë planifikuar të raportojnë para grupit gjatë javëve në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/