Deputeti Ben Blushi ka prezantuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar ët PS-së një dokument me shkeljet e Konstatuara prej tij, të Statutit të PS-së. Dokumenti i prezantuar nga Blushi përbëhej nga 10 faqe dhe mësohet se i është paraqitur edhe Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, mësohet se Ben Blushi ka folur sërish edhe për zgjedhjet brenda partisë, zgjedhje që përfshijnë kryetarin e PS-së, por që kundërshtohen nga Edi Rama.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ka folur për gazetarët deputeti Ben Blushi. Ai ka konfirmuar dokumentin e prezantuar para deputetëve, ndërsa ka këmbëngulur në zgjedhjet brenda PS-së, duk e quajtur Edi Ramën të jashtëligjshëm në krye të PS-së.
“Ka shkelje të Statutit të PS në 30 për qind të neneve të tij. Në rastin kur prej 7 vjetësh partia nuk bënë zgjedhje, kryetari i saj është i jashtëligjshëm. Janë shkelur disa parime të rëndësishme, si parimi i zgjedhjeve, parimi barazisë, i papajtueshmërisë së mandateve, i llogaridhënies, i financimit… etj. Ky debat brenda PS-së, nuk është debat i brendshëm, nuk i takon vetëm kësaj partie dhe anëtarësisë së saj, por është debat themelor. A mund të ketë demokraci kur nuk ka demokraci të brendshëm në parti. A mund të ketë demokraci kur partinë e kthejnë në biznes privat. Burimi i demokracisë janë partitë. Në qoftë se partitë, ushqehen nga ujë, përrenj e lumenj jo të pastër, kemi të bëjmë me kapje dhe diktat. Zgjedhjet mohohen, anëtarësia nuk pyetet. Strukturat e partisë, kryesia, ka tre vjet që nuk mblidhet. Kjo nuk është parti e njeriut”, u shpreh Ben Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/