Avokatët bojkotojnë sot proceset hetimore dhe gjyqësore

Avokatët bojkotojnë sot proceset hetimore dhe gjyqësore

76
0
Shares

Avokatët kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot të gjithë proceset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.
Vendimi u mor më 2 shkurt 2016 nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Sipas tyre dita e bojkotit ishte vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetëpunësuar të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
Në njoftimin e saj Dhoma Kombëtare e Avokatisë sqaron se nuk do ti nënshtrohen bojkotit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
“Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17. 07. 2003 ‘Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rrjedhojë do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY