Me parimin një anëtar një votë të rinjtë demokratë anembanë vendit do të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë. Gara nisi në Tiranë në degën numër 5 ku kryetar i FRPD u zgjodh Erlind Como, për t’u shtrirë në 53 degë të FRPD-së, në të gjithë Shqipërinë.
Në nisje të kësaj gare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërine e zgjedhjeve të lira, votës së lirë dhe respektimit të çdo vote, si në garën brenda partisë ashtu edhe në garat ndërpartiake.Ky është çelësi i suksesit të shoqërive të përparuara, tha Basha.
“Le ta dijë i madh e i vogël se të rinjtë dhe të rejat demokratë janë mbledhur në këtë sallë sikundër mblidhen e do të mblidhen në salla të tjera në Tiranë e anembanë Shqipërisë jo për emra por për vlera, jo për pazare por për besim, jo për të kërkuar por për të dhënë më të mirën që Shqipëria të ecë përpara.
Dhe për këtë, ne kemi zgjedhur një model që qëndron në themel të identitetit tonë si demokratë, të identitetit tuaj si rinia demokrate. Ky është modeli i zgjedhjes. I zgjedhjes së vërtetë dhe jo të trukuar, i zgjedhjes së lirë dhe jo të diktuar, i zgjedhjes mes vlerave dhe jo mes antivlerave, i votës individuale të çdo anëtari.
Ky model, padyshim çelësi i shoqërive të përparuara tash 200 vjet, është modeli i Partisë Demokratike, është modeli i Forumit Rinor Demokrat sepse për njeriun e lirë nuk ka liri më të madhe se liria për të zgjedhur”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/