Virusi “Zika” rrezikon edhe Shqipërinë

Virusi “Zika” rrezikon edhe Shqipërinë

95
0
Shares

Edhe Shqipëria është bërë pjesë e listës të rriskut sa i takon përhapjes së infeksionit të “Zika-s”, kjo për shkak të mushkonjës, aedes albopictus që është transmetuese e virusit.

Siç edhe mund të shihet nga kjo hartë e publikuar nga një reviste shkencore, mushkonja tigër, është e shpërndarë në të gjithë vendin tonë.

Ajo gjendet edhe në disa vende te Mesdheut dhe gjithë rajonin europian. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shprehet për “TV Klan”se kjo shpërndarje e mushkonjës në vendet rreth nesh, si dhe rastet e personave të infektuar me këtë virus në europë, bën të mundur që “Zika” të importohet edhe në vendin tonë.

Por pavërsisht kësaj, Bino thotë se akoma nuk njihen qartë aftësitë transmetuese për virusin “Zika”, që mund të kenë popullatat europiane të mushkonjave apo atyre që qarkullojnë në vendin tonë. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ajo çfarë e favorizon Shqipërinë për ta mbajtur ende larg këtë virus, është stina e dimrit. Deri tani “Zika” ka prekur të paktën 22 vende në Amerikën Latine, por disa raste janë zbuluar edhe në Europë, në Spanjë apo Britaninë e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY