Tani 2 provime praktike për patentën

Tani 2 provime praktike për patentën

58
0
Shares

Për të fituar lejen e drejtimit, çdo kandidat që plotëson kriteret dhe mbyll me sukses provimin e teorisë, duhet të japë dy provime praktike.

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve propozon që për patentat e kategorisë B (autoveturat), kandidatët kanë kohë 6 muaj për të fituar provimet e praktikës, duke filluar nga data e lëshimit të autorizimit.

Sipas variantit të ri, i cili është në diskutim, prova e parë e praktikës nuk mund të jetë më parë se data e përfundimit të programit të praktikës. “Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të Autorizimit për praktikë dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara”.

Ndërkohë, kandidati duhet të ketë kryer edhe ushtrimet e praktikës prej 6 orësh, të ndara këto në 3 grupe (2 orë gjatë natës, 2 orë në rrugë urbane dhe 2 orë në autostradë). Bazuar në programet, të cilat do të jenë të fokusuara te sjellja në trafik, kontrollin teknik të mjetit dhe manovrat në rrugë, kandidatët kanë 5 mundësi, të cilat do të shfrytëzohen për mbetësit me distanca 5-ditore.

“Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike, ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë ai duhet të rifutet në provimin e teorisë, pa e përsëritur kursin e teorisë,vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit përkatës”, thuhet në nenin 22 të udhëzimit. Për të dhënë provimet e praktikës, kandidatët duhet të marrin me vete kartën e identitetit (ose pasaportë) dhe autorizimin.

Sipas propozimit të Ministrisë, seancat e ushtrimit të praktikës, nuk duhet të zgjasin më pak se 40 minuta. Kjo vlen për të dy llojet e kurseve, si për mjetet me kuti shpejtësie manuale, ashtu edhe për ato me kuti automatike, të cilat futen për herë të parë në autoshkollat shqiptare. Për patentat e kategorisë B, aty ku interesi është më i madh, propozohen 25 seanca në jo më pak se 25 ditë kalendarike.

endi i provës për të vlerësuar sjelljen në trafik duhet të bëhet në rrugë jashtë zonave të banuara, interurbane dhe autostrada (ose të ngjashme) si dhe, në të gjitha llojet e rrugëve urbane (zona banimi, 30 dhe 50 km/orë, urbane kryesore) të cilat duhet të përfaqësojnë lloje të ndryshme të vështirësisë. shekulli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY