Policia ka përdorur për herë të parë sot helikopterë që të ndihmojnë në hetimin dhe gjetjen e autorëve dhe makinës që morën pjenë në masakrën e Elbasanit.
Burime nga policia thanë se janë ngritur helikopterë me shpresën për të pikasur gjurmë të makinës e cila dyshohet të jetë një BMW me targa angleze.
Deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret. Vrasësit mund ta kenë maskuar makinën në ndonjë vend me bimësi dhe jo fort të shelur ose e kanë parkuar atë në zona të dendura urbane si në Tiranë.
Nga këqyra e kamerave të sigurisë, policia nuk ka mundur dot të zbulojë më shumë detaje për automjetin dhe itinerarin e ndjekur natën e ngjarjes. Dyshohet se, autorët mund të jenë larguar në drejtim të Parkut të Krastës pas atentatit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/