Iniciativa e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Shqipëri “Mësues për Shqipërinë” nga një platformë që synon rritjen e cilësisë në arsim është kthyer në një platformë që siguron anëtarë të rinj të Partisë Socialiste.
Një numër mësuesish që janë përfshirë në këtë garë për të fituar një vend pune që nuk e kishin dhe kanë fituar janë anëtarësuar në PS.
Gjatë takimeve të Kryeministrit Rama në disa zona të vendit si Berat, Durrës, Tiranë etj, në një fushatë për anëtarësime të reja në PS, kanë qenë me dhjetra ata që kanë kanë kaluar nëpërmjet kësaj platforme tek rradhët e partisë në pushtet.
Shfrytëzimi i nevojave të disa njerëzve për t’i atashuar ata përmes programeve qeveritare në strukturat e PS-së është e paligjshme dhe korrupton politikisht fondet publike që përdoren në këtë nismë.
Nisma “Mësues për Shqipërinë” ka si qëllim të sigurojë mësimdhënien e qëndrueshme në te gjithë vendin, garantimin e cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të te rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhënies, dhe që, pavarësisht burokracive dhe pengesave të shumta, nuk e kanë humbur shpresën se një ditë do të kontribuojnë në fushën për të cilën kanë investuar. Qëllimi nismës është shumë i mirë. Por korruptimi i saj politik është përgjegjësi e strukturave të ministrisë së Arsimit dhe strukturave të saj në rrethe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/